Lajme

Osmani dhe Kurti në një zë, Kryeziu: Aleancat maten me vepra, jo me koncesione ndaj Serbisë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:01 / 4 January 2026

Profesori Kadri Kryeziu ka reaguar duke vlerësuar qëndrimin e koordinuar të Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti në përkrahje të Presidentit amerikan Donald Trump dhe aksionit kundër diktatorit venezuelian Nicolas Maduro.

Sipas tij, ky pozicionim tregon se Kosova di të rreshtohet qartë në anën e duhur të historisë, duke theksuar se aleanca ndërtohen me veprime të qarta, e jo me pazare apo ekuivoke.

Postimi i Kryeziut:

Aleancat maten me vepra, jo me gatishmëri për koncesione ndaj Serbisë.

Reagimi i koordinuar, i qartë dhe i vendosur i Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti në përkrahje të Presidentit Trump dhe aksionit për kapjen e diktatorit Maduro tregon se Kosova di të pozicionohet qartë në anën e duhur të historisë.

Kjo është gjuhë e aleancës. Jo pazare, jo ekuivoke.