Lajme

Osmani e dekoron Hovenierin me urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:44 / 11 December 2024

Presidentja Vjosa Osmani e ka dekoruar ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”.

Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, është nga të parët që e uroi homologun e tij amerikanë për këtë urdhër.

“Sonte një natë e shkëlqyeshme me shokun dhe kolegun tim, ambasadorin Jeffrey Hovenier, i cili u dekorua nga presidentja Vjosa Osmani me urdhrin ‘Dr. Ibrahim Rugova’”.

“Një çmim merituar nga një ambasador i mirë, e kisha nderin të punoja me të dhe të ndihmoja Kosovën në rrugën euro-atlantike”, ka thënë Guerot.

Sipas Presidencës së Kosovës,urdhri për paqe, demokraci dhe humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova”, u jepet personave vepra jetësore e të cilëve cilësohet si kontribut i veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e humanizmit.