Lajme

Osmani: IPK garanci për institucionet dhe shtetin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:40 / 7 September 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur dje në takim drejtorin e Inspektoratit të Policisë, Kushtrim Hodaj, me të cilin ka diskutuar për sfidat dhe sukseset e këtij institucioni.

Përmes një njoftimi në Facebook, Presidenca bën të ditur se presidentja Osmani ka theksuar se çdo ditë, inspektorët policor me përgjegjësi, guxim dhe integritet i shërbejnë shtetit.

“Puna që ata bëjnë nuk është gjithmonë e lehtë, por është përherë e nevojshme. Puna e tyre për mbikëqyrjen e policisë është garanci dhe dobi për qytetarët, institucionet dhe shtetin”, ka thënë tutje presidentja Osmani.