Lajme

Osmani konfirmon fjalët e Trump: E ndali një përshkallëzim të mundshëm, bëhet fjalë për kohët e fundit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:15 / 10 July 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar deklaratat e fundit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka thënë se ka parandaluar një sulm të mundshëm të Serbisë ndaj Kosovës.
Osmani ka konfirmuar se ajo që ka thënë Trump është e vërtetë dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur një rol vendimtar në parandalimin e një përshkallëzimi të situatës së sigurisë në rajon.

Presidentja e Kosovës theksoi se bëhet fjalë për zhvillime të kohëve të fundit, jo për ngjarje të ndodhura vite më parë. “Presidenti Trump e ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm së fundi. S’po flasim për vitin 2023 apo 2020. Po flasim për zhvillimet shumë të fundit. Por KFOR-i është aty dhe ne po bëjmë punë të mrekullueshme në parandalim e mbrojtje,” tha Osmani gjatë një diskutimi në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, transmeton lajmi.net.

Ajo shtoi se përpjekja për të cilën ka folur Trump është shumë aktuale dhe se rreziku ende nuk ka kaluar. “Është përpjekje e ditëve të fundit, e cila ende po vazhdon. Kam informacione shumë kredibile. E di çfarë po flasë,” theksoi Osmani, duke lënë të kuptohet se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të jenë serioze dhe kërkojnë vëmendje të vazhdueshme ndërkombëtare.

Unde este eroarea din imagine: doar Doar persoanele cu Puzzle nebun pentru bărbați Doar un "geniu al puzzle-ului" ar putea ghici unde se Numai 2% dintre oamenii deosebit Puzzle cu