Lajme

Osmani: Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:00 / 9 July 2025

Gjatë vizitës së saj zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u takua në Departamentin e Shtetit me Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan.

Në këtë takim u fol për thellimin e bashkëpunimit midis Kosovës dhe SHBA-së.

Osmani u shpreh se Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyçe si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë.

Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të në vlera, në vizion dhe në veprim, është shprehur Osmani.