11:03 / 14 January 2026
Kosova është gati për kapitullin e rradhës – statusin e vendit kandidat në BE, ka deklaruar e para e vendit, Vjosa Osmani pas takimit me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sorensen.
“Në takim me përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sorensen, theksova se dialogu duhet të jetë i përqendruar në njohjen reciproke, si dhe në trajtimin e barabartë të palëve, duke nënvizuar poashtu shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjeve nga Serbia.
Tani që u larguan masat e padrejta, do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë evropianë për të ecur me vendosmëri drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar presidentja Osmani.