Presidentja Vjosa Osmani po mban fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës.
Osmani në foltoren e Kuvendit ka thënë se draft-statuti i Asociacionit do t’i nënshtrohet kontrollit nga Gjykata Kushtetuese.
“Kushtetuesja e ka fjalën e fundit për çështjen e Asociacionit”, ka thënë Osmani, transmeton lajmi.net.
Presidentja e vendit Vjosa Osmani fjalim e saj vjetor e ka nisur me sulmin që ndodhi më 24 shtator.
Ajo u shpreh se Kosova nuk thyhet.
“Ata vranë një, por mobilizuan shumë djem e vajza nga radhët e Policisë, të cilët po atë ditë dhanë mesazh të qartë: Kosova nuk zmbrapset, Kosova nuk thyhet dhe Kosova do t`i mbrojë kufijtë e saj në çdo cep dhe me çdo kusht”, ka thënë Osmani.
Osmani tha se sulmi terrorist i 24 shtatorit të Banjskë të Zveçanit, është tregues se Serbia nuk është e interesuar për paqe të qëndrueshme, fqinjësi të mirë e as përmbyllje të procesit të dialogut me Kosovën.