Lajme

Osmani në mes të Ramës e Scholzit e përballë Vuçiqit në darkën e SEECP-së (FOTO)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:10 / 10 June 2022

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka publikuar një foto album nga darka e punës në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Në këtë darkë po merr pjesë edhe kancelari gjerman Olaf Scholz, që sot vizitoi Prishtinën dhe Beogradin, dhe presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel.

“Në darkën e punës së pjesëmarrësve në Samitin e SEECP (procesi i bashkëpunimit të Europës Juglindore)”, ka shkruar shkurtimisht Rama në Facebook.

Në njërën nga fotografitë e postuara shihet se Edi Rama dhe Vjosa Osmani kanë qenë të ulur afër njër-tjetrit në tavolinën ku janë ulur liderët pjesëmarrës, derisa përballë presidentes kosovare ka qenë presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Më herët, Vjosa Osmani është pritur nga nikoqiri i këtij samiti, kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, të cilit ia ka konfirmuar gatishmërinë e Kosovës që t’i thellojë tutje marrëdhëniet me Greqinë.

Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon.

Gjithashtu, Samiti i SEECP-së do të përqendrohet edhe në zhvillimeve e fundit në Evropë, përfshirë luftën në Ukrainë, si dhe ndikimin e tyre në vendet e rajonit.