Lajme

Osmani: Në rrugën e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike, mbështetja e aleatëve është jetike

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:21 / 11 July 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në ShBA ka marrë pjesë në një tryezë diskutimi me diplomatë dhe ekspertë ku janë diskutuar rreth anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Ajo ka bërë me dije se në rrugën e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike, mbështetja e partnerëve është jetike.

“Gjatë vizitës në Ëashington D.C., kishim një tryezë diskutimi me diplomatë dhe ekspertë lidhur me synimet strategjike të politikës së jashtme të Kosovës, përfshirë anëtarësimin në NATO, si dhe përkushtimin për forcimin e aleancës sonë me Shtetet e Bashkuara. Në rrugën e Kosovës drejt institucioneve euroatlantike, mbështetja e partnerëve e aleatëve tanë është jetike”, ka shkruar Osmani.