Lajme

Osmani në SHBA njofton për aktivitete që lidhen me agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:55 / 18 October 2024

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në SHBA ku do të marrë pjesë në Samitin Ndërkombëtar për Lidershipin e Grave ku do të jetë edhe folëse kryesore.

Ajo ka njoftuar për takimet që nisi sot atje, ndërsa tha se është falënderuese për ftesën dhe “diskutimin dinamik”.

“Jemi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në disa aktivitete që lidhen me Agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë. Sot filluam me Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI), ku diskutuam mbi bashkëpunimin në fushën e sigurisë, partneritetet, gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe të ardhmen e Kosovës. Falënderuese si gjithnjë për ftesën dhe për diskutimin dinamik!”, ka shkruar ajo.

Vizita e Osmanit në SHBA vjen në pak kohë pasi qëndroi atje në Javën e Nivelit të Lartë të OKB-së.