Lajme

Osmani: Notre Dame – simbol i qëndrueshmërisë dhe bukurisë, vazhdon të frymëzojë botën

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:58 / 7 December 2024

Presidentja Vjosa Osmani, ka ndarë një fotografi bashkë me burrin e saj Prindon Sadriun, nga Parisi, ku atje po qëndrojnë për ceremoninë e hapjes së Katedrales Notre Dam.“Me ftesë të Presidentit Macron, jemi në Paris së bashku me liderë nga mbarë bota, për ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame”, shkroi ajo.

E para e shtetit tha se Notre Dame, është një simbol i qëndrueshmërisë dhe bukurisë, që vazhdon të frymëzojë botën me historinë dhe vlerën e saj kulturore e shpirtërore.Osmani më herët u pa duke i shtrënguar duar me presidentin e sapozgjedhur amerikan Donald Trump, në ceremoninë e lartcekur.