3:03 / 2 March 2024
Presidentja e Republikës së Kosovës është takuar me homologun e saj nga Turqia, Recep Tayyip Erdogan.
Kështu ka bërë të ditur Osmani përmes një postimi në ‘Facebook’, shkruan lajmi.net.
“Faleminderit, President Erdoğan!
Për miqësinë, për përkushtimin dhe për mbështetjen për Kosovën!
Kënaqësi ta rikonfirmojmë punën tonë të përbashkët për thellimin e raporteve bilaterale dhe fuqizimin e lidhjeve ndërmjet vendeve dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani.