5:21 / 21 June 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar arritjen e marrëveshjes për udhërrëfyesin e energjisë të arritur sot me Kosovës e Serbisë.
E para e shtetit tha se kjo marrëveshje është e një rëndësie vendimtare, ndërsa zbatimi është hapi kyç tutje.
“Si gjithmonë, Kosova ka treguar të jetë konstruktive dhe e angazhuar në mënyrë aktive në këtë proces”, ka shkruar Osmani.
Kujtojmë se sot, në Bruksel është nënshkruar marrëveshja për udhërrëfyesin e energjisë që i hap rrugë faturimit të energjisë elektrike në veri të vendit.