Lajme

Osmani pranon letrën e urimit të vitit të ri nga Trumpi

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:42 / 15 January 2026

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim të enjten të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipatin.

Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca thuhet se gjatë takimit u diskutua për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe përmbushjen e standardeve më të larta demokratike, çka u vlerësua lart nga të dyja palët.

“Duke vënë theksin në rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve, u ritheksua nevoja që ky proces të zhvillohet në përputhje të plotë me Kushtetutën”, thuhet tutje në komunikatë.

Presidentja Osmani dhe Prattipati shkëmbyen gjithashtu pikëpamje lidhur me një sërë çështjesh të rëndësishme të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë takim, Osmani ka pranuar letrën e urimit të vitit të ri nga presidenti amerikan Donald Trump.