Lajme

Osmani publikon pamje nga banketi i organizuar nga Sulltani i Bruneit për të

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:16 / 7 May 2025

Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar pamje nga banketi shtetëror që u organizua nga Sulltani i Bruneit, për nder të vizitës së saj.

Osmani ka thënë se gjatë kësaj vizite është takuar me Princin e Kurorës, Al-Muhtadee Billah, si dhe Princeshën e Kurorës Sarah, me të cilët ka diskutuar rreth mundësive të shumta për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm.

“Momente të tilla na kujtojnë fuqinë e diplomacisë dhe të respektit të ndërsjellë në ndërtimin e urave ndërmjet kulturave dhe shteteve”, ka shkruar Osmani.