Lajme

Osmani pyetet pse nuk ishte Kurti në Bordin e Paqes: Çdo sukses i yni është sukses edhe i Kryeministrit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:38 / 23 January 2026

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, është pyetur në Top Channel se pse nuk e përfaqësoi Kosovën në Bordin e Paqes Albin Kurti, kryeminstër në detyrë.

Osmani ka theksuar se kështu e parasheh Kushtetuta e Kosovës.

Tutje, Osmani ka vlerësuar çdo sukses i kryeministrit është edhe sukses i Presidencës.

“Për shkak se kështu e parasheh Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Në Kushtetutën tonë është presidentja që e udhëheq politikën e jashtme dhe kjo është arsyeja pse në çdo samit ndërkombëtar, qoftë në nivel evropain, qoftë në nivele të tjera, e përfaqësoj Republikën e Kosovën. Natyrisht, edhe Kryeministri është në Davos, por ne i kemi fushat e ndara, kompetencat e ndara, por i kemi qëllimin e përbashkët, që Kosovën bashkarisht ta përfaqësojmë sa ma mirë që të jetë e mundur. Çdo sukses i kryeministrit është edhe sukses i ynë, çdo sukses i yni është edhe i kryeministrit. Pra sukseset që janë në interes të Kosovës janë të përbashkëta. Çdo sukses i yni është edhe i partive që nuk janë në pushtet” – tha Osmani, ndër të tjera, transmeton Gazeta Politika.