12:56 / 20 June 2025
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se refugjatët janë histori mbijetese, force dhe shprese.
Në Ditën Botërore të Refugjatëve, Osmani kujtoi se edhe vet ishte refugjate, njëjtë si shumica dërrmuese e popullit të Kosovës.
“Refugjatët nuk janë numra. Ata janë histori mbijetese, force dhe shprese.
Edhe unë isha refugjate, ashtu si shumica dërrmuese e popullit të Kosovës, të dëbuar nga shtëpitë tona përmes veprimeve gjenocidale të Millosheviqit.
Në Ditën Botërore të Refugjatëve, duhet t’i kujtojmë vetes se askush nuk dëshiron të jetë refugjat, por kushdo mund të bëhet i tillë.
Ne kujtojmë se çfarë do të thotë të humbasësh shtëpinë, sigurinë, zërin tënd. Ne betohemi të mos harrojmë kurrë” shkroi Osmani.