Lajme

Osmani: Sot edhe Kosova feston, Amerika qëndroi pranë nesh në orët më të vështira

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:21 / 4 July 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e shënimit të përvjetorit të 249 të Pavarësisë së ShBA-së, ka theksuar se sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën, me aleaten më të madhe.

Osmani tha se Amerika qëndroi pranë Kosovës në orët e saj më të vështira dhe vazhdon të qëndrojë e palëkundur edhe sot.

Postimi:
“Sot, edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh, që qëndroi pranë nesh në orët tona më të vështira dhe vazhdon të qëndrojë e palëkundur me ne edhe sot.

Faleminderit Ambasadës Amerikane për organizimin e festës së veçantë në nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve këtë javë!”, ka shkruar presidentja e vendit.