Lajme

Osmani takohet me Kovaçevskin, flasin për thellim të bashkëpunimit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:39 / 17 June 2022

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, me të cilin diskutuan për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në mes të dy vendeve dhe përafrimit të qytetarëve të të dy shteteve.

“Raportet tona të shkëlqyera ndërshtetore janë inkurajuese në një kohë përcaktuese për kontinentin tonë. Si Kosova, ashtu edhe Maqedonia e Veriut e kanë vendin në Bashkimin Evropian, prandaj presim që vendet anëtare të BE-së ta përkrahin perspektivën dhe vendosmërinë tonë të qartë”, ka theksuar pas takimit Presidentja Osmani.

Ndryshe, Presidentja Osmani po merr pjesë në Forumin e Prespës për Dialog me ftesë të Presidentit Pendarovski. Forumi me temën: Formësimi i të ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore evropiane të sigurisë, mbyllë punimet sonte.