Lajme

Osmani takohet me zv-presidenten amerikane

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:08 / 15 June 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Zëvendës Presidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, gjatë qëndrimit në Zvicër.

Osmani, mes tjerash ka thënë se ia ka përcjellë mirënjohjen e thellë të Kosovës për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së.

“Me Zëvendës Presidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris. I përcolla mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë tonë të përjetshme!”, shkroi Osmani.