Lajme

Osmani tregon se Papës Leon ia kërkoi njohjen nga Vatikani

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:18 / 13 December 2025

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka publikuar një video nga Vatikani, ku po qëndron për një vizitë zyrtare.

Osmani ka treguar se ka takuar Papa Leonin.

Në video, Osmani ka njoftuar se ia ka shprehur besimin se njohja e Vatikanit për pavarësinë e Kosovës do të vie më në fund.

“Me shpresën që një vendim i tillë i njohjes nga Vatikani, i njohjes nga shenjtëria e tij, do të kontribuonte edhe në mirëqenien më të madhe dhe në suksesin më të madh të Kosovës, të Dardanisë antike” – tha Osmani, ndër të tjera.