12:24 / 19 June 2022
Nesër nga ora 10:00, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, do të mbajë konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në selinë qendrore të OVL-së së UÇK-së.
“Ju njoftojmë se nesër me datë 20.06.2022 në ora 10:00, në selinë qendrore të OVL UÇK-së do të mbahet konferencë për medie nga Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë që gjatë kësaj jave, Kuvendi i Kosovës, në parim në lexim të parë, miratoi Projektligjin për Pagën Minimale, ku nuk u përfshinë kategoritë e dala nga lufta.
Si pasojë e përjashtimit, një ditë pas miratimit, veteranët kanë protestuar në shenjë kundërshtimi.