Lajme

“Pa DASHURI, jeta është ferr”, Meritoni dhe Ilnisa eksplorojnë Malin e Zi, mesazhi që jep gazetarja (FOTO)

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:11 / 2 August 2024

Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli po vazhdojnë të shijojnë romancën e krijuar në shtëpinë e Big BRother Vip.

Dyshja edhe pse kanë kaluar disa muaj që nga Big Brother VIP Albania 3, duket se janë bërë të pandashëm.

Së fundmi kanë ndarë disa pamje me ndjekësit, teksa shihen duke eksploruar Malin e Zi.

“Pa det dhe dashuri, jeta është një ferr!”- ka shkruar ajo krahas disa imazheve të publikuara në Instagram.

Ata kanë zbuluar se po punojnë edhe në projekte të reja, të cilat do t’i shohim në vijim.

Ilnisa dhe Meritoni nisën lidhjen në BBV ku edhe morën vëmendje të madhe.