Sot është mbajtur mbledhja e radhës e komisionit hetimor për rezervat shtetërore, ndërsa deputetët e pozitës me ata të opozitës patën përplasje mes veti.
Doarsa Kica-Xhelili e Lidhjes Demokratike të Kosovës, u përplas me deputetin e Lëvizjes vetëvendosje, Diton Hyseni.
Ndërsa kjo përplasje nisi kur Hyseni gjatë fjalimit të tij ndër tjera tha se e kupton “sikletin e deputeteve që ushtrojnë mandate të vjedhura nga forcat politike me të cilat kanë garuar”.
Tutje Kica-Xhelili i’u përgjigj ashpër deputetit të LVV-së, dhe i tha se pa Vjosa Osmanin kjo parti nuk do të kishte mundur ti fitojë zgjedhjet me 50 përqind të votave.
“Është gjithmonë një arsye pse nuk flasim për këtë komision. Ju gjithmonë dilni në tema tjera. Për këtë çështjen e votave- pa Vjosa Osmanin dhe Listën Guxo në atë kohë kurrë nuk do ta shihni 50%. Kur jemi të ky diskutim një gjë duhet me pas parasysh, ne jemi te djathtë- Lista ka qenë e djathtë. Lista nuk do të duhej me u bë e majtë. Po të isha e majtë do të isha në LVV. Kam pas rezistencë të brendshme të skajshme. E djathtë kam mbetë dhe për sundim të Ligjit kam mbet. Çdo çështje pro Kosovës e kam mbështetur. Votuesit me të cilët kam komunikuar, sot vijnë me mu nëpër terren dhe në raport me atë se a e kam zhgënjy ndonjë votues … Vijnë zgjedhjet dhe e shohim. Nuk rri me një këmbë jashtë e me një këmbë brenda”- ka thënë ajo.