Lajme

Pacolli: Ajo që po ndodh me minatorët është e patolerueshme dhe e neveritshme

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:24 / 31 October 2023

Kryetari i Aleanca Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se ajo që po ndodh me minatorët është e patolerueshme dhe e neveritshme.

Sipas tij, mungesa e respektit dhe kujdesit për minatorët është e paprecedentë.

“Këtyre të fundit kjo qeveri dikur u premtoi diçka krejt tjetër.

Për këtë Qeveri lind pyetja… pse duhet të jenë minatorët viktima të mospërmbushjeve tuaja? Kërkohet një zgjidhje e menjëhershme. Djersa e minatorëve nuk mund të mëkëmbet”, ka shkruar Pacolli.