1:49 / 3 December 2022
Kryetari i Aleancës për Kosovën e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, raporton Gazeta10.
Ai ka uruar fitoren duke i quajtur Xhakën dhe Shaqirin si dy luanat e shqiptarëve.
Në këtë ndeshje që përfundoi 3:2 për Zvicrën, gol ka shënuar edhe Xherdan Shaqiri.
Këtu keni postimin e tij:
“Dy luanat shqiptarë ndaj Serbisë. Urime fitorja!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10