Lajme

Pacolli i bënë thirrje qeverisë: Rrugët në gjendje katastrofale, qeveria të veprojë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:31 / 10 April 2023

Kreu i AKR-së dhe biznesmeni Behgjet Pacolli ka ngritur shqetësim se nëpër rrugët e Kosovës po ndodhin shumë incidente të trafikut.

Ai ka nxjerrë disa statistika të këtyre aksidenteve në 24 orët e fundit nëpër rrugët e vendit tonë. Gjithashtu ka treguar edhe shkakun që çon në këto aksidente.

“Vetëm në 24 orët e fundit kanë ndodhur mbi 62 incidente trafiku nëpër rrugët tona. Shkaku kryesor i këtyre incidenteve janë rrugët, të cilat për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, janë në gjendje katastrofale”, ka shkruar Pacolli.

Ai i ka bërë qeverisë që të veprojë për të parandaluar vdekjen e njerëzve.