9:05 / 6 April 2022
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka kujtuar masakrat e Serbisë në Kosovë.
Pacolli, thotë se Evropa po shokohet me pamjet nga Ukraina me varreza masive, por si duket i ka harruar gjenocidet e tmerrshme që përjetuam në Kosovë, teksa kriminelët serbë lëvizin lirshëm.
“Evropa po shokohet me pamjet nga Ukraina me varreza masive, por si duket i ka harruar gjenocidet e tmerrshme që përjetuam në Kosovë. Vetëm në Mejë të Gjakovës u vranë mbi 370 civilë, nga të cilët 36 ishin të mitur. Dhe kriminelët ende ju lëvizin lirshëm në Serbi” ka shkruar Pacolli në Facebook.