Lajme

Pacolli: Niveli i inteligjencës së kosovarëve shumë më i ulët se i Edi Ramës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:15 / 19 October 2023

Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, i ka dhënë lëvdata të shumta kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Madje, ai tha se Rama është shumë më inteligjent se shqiptarët e Kosovës.

“Ai është inteligjent, niveli i inteligjencës në Kosovës është shumë më i ulët se i Edi Ramës. Kosovarët nuk e kuptojnë atë cka e thotë Edi Rama. Unë personalisht, i analizoj fjalët e tij”, tha ai.

Pacolli u shpreh se kryeministri Rama është lideri më me potencial se secili lider tjetër i Ballkanit Perëndimor.

“Rama është njeri me më së shumti potencial se secili në rajon, më karizamtik se secili, që i hapen dyert më së shumti, njeri i mençur, I lexuar, strateg. Edi Rama ka bërë mrekulli për Shqipërinë. Shqipëria po bëhet dalëngadalë një faktor. Tani, Shqipëria është vend i civilizuar”, tha ai në RTV Dukagjini.