Lajme

Pacolli përgëzon Osmanin për njohjen nga Siria: Urime dhe mos u ndalni

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:49 / 29 October 2025

Behgjet Pacolli, ish-president i Kosovës, ka reaguar pasi Siria njohu shtetin e Kosovës, për të cilën njohje njoftoi presidentja Vjosa Osmani.

Pacolli ka shkruar se i është gëzuar këtij lajmi, duke përgëzuar Osmanin për punën.

“Sa e pashë lajmin se Siria e ka njohur Republikën e Kosovës, u gëzova shumë!

Po e ndjek me vëmendje punën tuaj, zonja Presidente urime dhe mos u ndalni!” – ka shkruar Pacolli.