Lajme

Pacolli: Politikanët e të shkuarës i jepnin Serbisë, tash ne nuk i japim asgjë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:56 / 28 February 2023

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar pas takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Sipas saj, Kurti është i vetmi që “detyroi Serbinë ta njohë pasaportën e Kosovës”.

“A më thotë dikush se kush është njeriu që e detyroi Serbinë që t’ia njohë Republikës sonë pasaportën, e cila është dokumenti simbolik më i rëndësishëm i një shteti të pavarur në marrëdhëniet me jashtë?

Natyrisht, Kryeministri Kurti.

Politikanët e së shkuarës vetëm i jepnin Serbisë; tash jetojmë në kohë kur Serbisë nuk i japim më asgjë. Nga negociata për çështje të brendshme tash bëjmë negociata për pranim të shtetësisë e raporte të barabarta në marrëdhëniet ndërkombëtare”, shkruan Pacolli në Facebook.