Lajme

Pak para lindjes Kiara bëhet nostalgjike për fëmijërinë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:44 / 2 April 2024

Moderatorja e njohur Kiara Tito duket se është bërë shumë nostalgjike, tashmë që i kanë mbetur edhe pak kohë për t’u bërë nënë.

Kiara përmes një instastory ka ndarë me ndjekësit një video nga fëmijëria e saj, në vitin ’97. Bukuroshe, topolake, me flokë të shkurtra dhe me një kukull në dorë, kështu dukej moderatorja në videon e postuar.

Kiara është në pritje të ëmbël të një vajze së bashku me këngëtarin Luiz Ejllin. Romanca e tyre nisi brenda shtëpisë së famshme të Big Brother VIP dhe u kurorëzua në martesë natën finale, kur Luizi u shpall fituesi i edicionit të dytë dhe çmimit të madh pre 100 mijë eurove.