Ish-deputeti i Lidhjes Demoktratike të Kosovës, Naser Rugova ka kritikuar kryetarin e partisë së tij lidhur me qëndrimet që ka mbajtur si kryetar i LDK-së lidhur me marrëveshjen Kosovë-Serbi në bazë të planit evropian që mbështetët fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta10.
Rugova, ka kritikuar Abdixhikun për deklaratat e tij duke thënë se duhet të mos bëjë deklarata të papjekura duke i thënë ‘’jo blanco ShBA-ve”.
“Në këtë kontekst unë kam pasur një reagim publik në rrejte sociale ku në një mënyrë i kam bërë thirrje kryetarit të partisë time që të mos bëj deklarata të papjekura dhe infantile. Sepse nuk i thuhet jo blanco shteteve të bashkuara të Amerikës. Sepse njëra ndër kompetentet kryesore të LDK-së është toleranca, dialogu dhe miqësia speciale me SHBA-të.”, ka deklaruara Rugova në “Prime Time”.
Anëtari i LDK-së më tutje ka thënë se ky subjekt është arkitiket i këtij shteti dhe nuk duhet t’ia lejojë vetës që të qortohet nga ShBA-ja.
“Lidhja Demoktratike e Kosovës është themeluesi dhe arkitekti, artikuluesit i këtij shteti prandaj LDK-ja mund të bëj ekuivoke me deklarata të caktuara por kurrë njëherë nuk guxon të qortohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ai.Gazeta10