12:51 / 9 October 2022
Postimi i plotë i Lekajt në rrjetin social facebook
Është për tu çuditur fakti që Armend Muja, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe kryetar i Komisionit për Buxhet nuk i gëzohet zhvillimit të kompanisë Comodita që është eksportuesi më i madh në Kosovë.
Ja rikujtoj që vetëm në Gjakovë, kjo kompani ka mbi 2000 të punësuar dhe është pjesë e Korporatës e cila është punëdhënësi më i madh në Kosovë, me mbi 5000 të punësuar dhe 15000 kontraktues.
Qeveria duhet ta mbështes dhe jo ta sulmoj!