Lajme

Pal Lekaj nënçmon qeverinë, Kurti dhe Ministrat janë “praktikantë”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:16 / 16 April 2023

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka nënçmuar Qeverinë e Kosovës.

Në një prononcim për lajmi.net, Lekaj ka thënë se Kurti dhe Ministrat e tij janë “praktikantë”.

“Këtë qeverie e kam quajtur qeveri e praktikantëve sepse atyre ju mungon përvoja. Qeveria po dëshiron ti kap bordet duke vendosur njerëz që janë me VV nëpër borde”, ka thënë Lekaj

Ai thotë se edhe pse kjo qeveria ka ardhur me synime për të luftuar krimin dhe korrupsionin po vepron shumë me keq se qeveritë e mëparshme.

Lekaj thotë se shumë borde kanë mbetur pa anëtarë për shkak se VV-ja po dëshiron që ti vendos në krye njerëzit e saj./Lajmi.net/