Lajme

Pamjet/ Policia e Kosovës ndalon djalin e Vuçiqit, ia largon bluzën me mesazhe provokuese

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:46 / 28 June 2023

Policia e Kosovës e ka ndaluar djalin e presidentit të Serbisë, Aleksadar Vuçiq, Danilo Vuçiq i cili po qëndron në Kosovë për shkak të festës së “Vidovdanit”.

Pas përfundimit të ceremonisë e cila u mbajt në Graçanicë, RTV Dukagjini ka siguruar pamjet ku shihet se Policia e Kosovës ka ndalur veturat ku ishte djali i presidentit të Serbisë dhe ia ka larguar bluzën e cila mbante mbishkrime anti-Kosovë.

Danilo Vuçiq pas liturgjisë ishte parë duke lëvizur nëpër qytezën e Graçanicës.

Ai ishte i shoqëruar nga një grup serbësh dhe nga pjesëtar të sigurimit.