Lajme

PAN-i me SHIK-un e tij organizoi grevën masive, me qëllim të destabilizimit të Kosovës!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:41 / 16 October 2022

NGA IDRIZ ZEQIRAJ

“Ra ky mort e u pamë”! Në provë u vunë edhe Sindikatat e Kosovës, të cilat koordinuan me SBASHK-un, duke iu bashkangjitur këtij të fundit, pikërisht, në kohë-hapjen e shkollave. Njëjtë vepruan edhe Këshilli i Prindërve, me solidarizim të grevës. Tani bënë regresin e dytë: “Nuk pranojmë plotësimin e orëve të humbura”, ngaqë pengohen në halabakosjen bredharake në fund-jave!!

70 vjet më parë analfabetizmi ishte masiv në Kosovë. Dhe, 70 vjet më vonë, kemi një kthim prapa, krahasuar me vitet`80-a! Sot 76 % e nxënësve të Kosovës janë analfabetë funksionalë! Dhe, këtë konstatim e bëri PISA, në testimet e saj. Andaj, nuk qëndron shpifja se, gjoja, “Albini po i fyen mësimdhënësit, duke i quajtur analfabetë “. Jo, ai veçsa ka cituar një organizëm ndërkombëtar, konkretisht, PISA, si kujtesë, për t`u shqetësuar dhe angazhuar në përmirësimin e cilësisë mësimore.

Dhe, pastaj të jenë ballëhapur, në kërkesa racionale e normale dhe assesi të ngulmojnë në kërkesa irracionale, deri në absurditet.

SHIK-u, si organizatë ilegale dhe, qartësisht, kriminale, vazhdon të këtë ndikim të drejtpërdrejtë, në politikat qorre të partive-banda, të bashkuara në akronimin PAN, i cili i kurdisi për të grevuar, Sindikatat e Kosovës, të prira nga SBASHK-u, pikërisht, në fillim të vitit shkollor! Po rendisim disa nga reagimet e opozitës së hallakatur, por, i bashkon qëllimi, heqja qafe e Qeverisë Kurti, sepse, “e ka lëshuar thellë plugun”, për ta realizuar premtimin elektoral: “Luftë krimit dhe korrupsionit masiv!”

“Nuk ju lëmë vetëm, ju përkrahim në çfarëdo forme. Ndale grevën, ose jep dorëheqje! Sindikatat mund të jenë aty, për t`ia nxirë jetën Kurtit. Kush je ti që ke lënë në rrugë 300 mijë fëmijë? Ke bllokuar shtetin! Shkarkoje ministren e Arsimit! Boll ma”, – çirret Ramushi në takime, në debate televizive, në Parlament! ” Pal Leka: “Të ndalet poshtërimi ndaj mësimdhënësve. Qeveria duhet t`i plotësojë kushtet e grevistëve!” Vërtet, AAK-ja nuk është kursye në përkrahje të grevës, sepse ishte pjesë aktive e organizimit të saj, duke provokuar jo vetëm Qeverinë, por edhe shqiptarët e kudondodhur.

PDK: “Kurti don t`i shuajë pakënaqësitë, duke dhënë lëmoshë!” Vlora Çitaku: “Hapi dyert e shkollave, çelësat i ke në dorë ti”, – i thotë Kurtit! Por, 150 milionë euro, nuk mund të quhen lëmoshë. Ajo është një goxha ndihmë, për skamnorët e Kosovës. Bedri Hamza: “Po të isha ministër, nuk do të lejoja të ndodhte greva”. Krejt e besueshme, sepse vetëm PAN-i juaj e ka butonin e grevave.

“Ndalja e pagës, politikë sadiste”, – shfrynë Bilal Sherifi.

Eksponentët e SHIK-ut, brenda SBASHK-ut, Reshit Kushaj, kryetar i Këshillit grevist dhe sekretari, Imer Imeri, janë koordinatorët me PAN-in, për grevime, ndërsa Rrahman Jashari, militant i hershëm i PDK-së, veçsa e rrahë kumonën, të varur në qafën e tij.