Antarja më e re e LDK-së, Shqipe Pantina, ka shkruar një status për ngjarjet politike në vend gjatë javës së kaluar.
Përmes një postimi në Facebook, Pantina ka thënë se java e kaluar ishte e mbushur me skandale nga Qeveria.
“Një jave përplot skandale. Përplot me lajme ishte java që lamë pas, për fat të keq shumica jo fort të mira për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Pantina.
Me tej, ajo ka numëruar një nga një, siç i ka quajtur ajo, skandalet e javës së fundit të Qeverisë.“Java filloi me një video në të cilën qytetarët ( e sidomos ata që kishin votuar për ndryshim) sigurisht kanë pritur të prezantohen projektet e suksesshme të vitit te kaluar, por pasi të tilla nuk ka, pushteti sërish i ishte kthyer asaj që dinë të bëjnë më së miri- propagandës dhe së kaluarës”, ka shkruar ajo më tej.
“Zhduket libri i regjistrit të hyrje daljeve në ministri pasi dyshohet se aty u futën njerëz që nuk deshën të identifikohen kush janë. Kurse skandali tjetër flet për blerje të makinave nga MPJ me tender të jashtëligjshëm. Për këtë të dytën thuhet se ka filluar hetimet edhe prokuroria” vazhdon ajo tutje.
“E për merakli të përgjimeve, ngjashëm si afera “Pronto”, na prezantohet zëvendës Ministri i zhvillimit rajonal Almir Veliaj i përfshirë në një aferë ryshfeti. As ky ende nuk është shkarkuar . E se ç’farë do sjellë java e ardhshme, të shohim”, shkruan Pantina.