Shqipe Pantina nga LDK-ja ka bërë të ditur se vetëm dy ditë pasi u shpallën terroriste nga ekzekutivi dy organizatat e veriut, “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, qeveria e Kosovës ua ka paguar pagat anëtarëve të këtyre dy organizatave.
Ajo këtë e quajti super-skandalin më të madh të kësaj qeverie, transmeton Gazeta10.
Teksa ka komentuar edhe video-inicizimet e shefës së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me përfaqësuesin e Listës Serbe, Pantina tha se takime të tilla në ambientet e Kuvendit mes shefave të grupeve parlamentare janë mëse normale.
Por, ajo për këtë thotë se partia e kryeministrit Kurti, çdo bisedë të politikanëve tjerë me përfaqësues të Listës Serbe i ka akuzuar ata se po i shërbejnë presidentit serb, Vuçiq, derisa sot u bë publike se me të njëjtit ka edhe koordinim.
“Mendoj se është e jashtëligjshme incizimi. Është e ndaluar. Takimet mes shefave të grupeve parlamentare do të duhej të ishin normale. Nuk me befasoi, sepse të gjithë ata që kanë njohuri, e dinë se takime të tilla ka pasë e do të ketë.”, u shpreh Pantina. /Gazeta10