Lajme

Paralajmëron Jashari: Nëse Kurti refuzon kërkesat tona, nuk do t’i ndalim protestat

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:04 / 19 June 2022

Të enjten veteranët e luftës protestuan para Kuvendit të Kosovës, pasi Qeveria i la jashtë ligjit për pagën minimale.

Si pasojë e kësaj pas disa pauzave, nuk u mbajt as seanca e Kuvendit, derisa deputetët e opozitës bllokuan foltoren.

Të nesërmen ata u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku i paraqitën kërkesat e tyre.

Por, sipas Kurtit, pensionet nuk do të rriten pa pastrimin e listave të veteranëve.

Lidhur me këtë dhe veprimet që do të ndërmarrin veteranët nëse refuzohen kërkesat e tyre nga kryeministri, për Gazeta Blic ka folur Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve.

Ai ka thënë se presin përgjigje nga Kurti gjatë javës, e nëse kërkesat refuzohen, do të dalin sërish në protestë.

“Ka mbetur që kryeministri të na kthejë përgjigje me shkrim brenda javës, të na kthejë përgjigje për kërkesat tona, por nëse kryeministri vendosë që mos t’i përfshijë kategoritë e veteranëve në pagën minimale, atëherë do të jemi aty në protestë”, thotë Jashari për Gazeta Blic.

Ai shton se nuk do t’i ndalin protestat, pasi po u mohohet një e drejtë themelore.

“Absolutisht nuk do t’i ndalim sepse po i mohohet një e drejtë themelore kësaj kategorie dhe ne do të protestojmë”, thekson Xhavit Jashari

Tipy a triky pre úspech vo vašej kuchyni, záhrade a bežnom živote. Objavte nové recepty, užitočné rady a praktické informácie pre pestovanie vašich vlastných plodín. Spoznajte skvelé nápady na zlepšenie vášho domáceho prostredia a životného štýlu. Čo je 5 skrytých slov, ktoré nájdete Získajte tipy a triky pre zlepšenie svojho životného štýlu, objavte nové recepty a zaujímavé články o pestovaní zeleniny vo vašej záhrade. S našimi užitočnými informáciami a nápadmi môžete pripraviť chutné jedlá a vytvoriť úspešný záhradný projekt. Čítajte ďalej a dozviete sa viac!