Lajme

Paralajmëron Molliqaj: Kjo është veç protesta e parë!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:50 / 16 July 2023

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka dalë me një reagim pas protestës së sotme.

Ai ka paralajmëruar, duke shtuar se kjo është veç protesta e parë!

Reagimi i plotë:

Kjo është veç protesta e parë!

Shtrëngova dorën e shumë veteranëve që kishin bërë rrugë të gjatë për këtë protestë. Ata kanë halle dhe janë me të drejtë të indinjuar. Nuk ua ka borxh kjo qeveri fyerjet e poshtërimin me ligje të padrejta e deklarata nënçmuese.

Arroganca e pushtetit duhet të përballet me rezistencë qytetare. Dje ishin mësimdhënësit, sot janë veteranët, nesër mund të jeni secili nga ju targeti i rradhës i pushtetit.

Andaj të bashkohemi për ta penguar këtë qeveri të rrezikshme.