Lajme

‘Parashikimi’ i Arbër Zaimit: Në veri të Kosovës do të nisë fundi i Vuçiqit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:23 / 26 December 2022
“Në veri të Kosovës do të nisë fundi i Vuçiqit”.

Ky është parashikimi që po e jep një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Fjala është për njërin nga ‘kuadrot’ e VV-së nga Shqipëria, Arbër Zaimi, raporton Gazeta Blic.

Ndryshe, gjatë mbrëmjes së diele ka pasur gjuajtje me armë në afërsi të një barrikade ku po qëndronte KFOR-i.

Pas këtij rasti, ka reaguar edhe ministri Sveçla i cili ka kërkuar heqjen e menjëhershme të barrikadave.

Postimi i plotë i Sveclës:

Lojërat e Vuçiqit dhe instrumenteve të tij kriminale po vazhdojnë. Fillimisht deklaruan se në Zubin Potok ka pasur përleshje të armatosura të iniciuara nga Policia e Kosovës dhe Njësitë e saj Speciale.

Mirëpo, kur e kuptuan se bandat kriminale të mbështetura nga vet ai kanë sulmuar KFOR-in, duan t’i mohojnë të gjitha sulmet. Barrikadat duhet të hiqen menjëherë. Serbia duhet të ndalojë organizimin dhe mbështetjen e strukturave kriminale ilegale që duan të destabilizojnë Republikën e Kosovës.

Policia e Kosovës do të vazhdojë të luaj rolin e saj dhe përmbushë misionin e vet.

Bëj thirrje tek të gjithë qytetarët që të mos bijnë pre e propagandës së Serbisë për të nxitur një konflikt të ri dhe të bashkëpunojnë me Policinë dhe organet e rendit.