6:38 / 19 December 2024
Biznesmeni Elton Ilirjani ka rrëfyer përballë Grida Dumës në “Top Story” bisedat me Parashqevi Simakun, pak para se të fliste me djalin dhe ish bashkëshortin.
“Parashqevia nuk është sëmurë. Një mik i saj madje ka thënë lëre aty ku është. Këta emra do i them në vendin ku duhet. Ajo flet me veten, unë një ditë e dëgjova. Thoshte të iki të fshihem se vjen më mban peng si… dhe më thoshte emrin e një miss-i shqiptar. Unë nuk e di kush është kjo miss-i. Ky rast duhet të ekzaminohet. Nuk gënjen ajo”, u shpreh modeli.