Lajme

Parashqevi Simaku: Disa persona përpiqen të hedhin baltë mbi imazhin tim, nuk do të heshtë më

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:40 / 10 July 2025

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka reaguar për herë të parë publikisht ndaj lajmeve dhe mesazheve që kanë qarkulluar kohët e fundit në rrjet, duke i cilësuar ato si gënjeshtra dhe sulme të padrejta ndaj figurës së saj.

Përmes një statusi të publikuar në profilin e saj zyrtar në Facebook, Simaku shprehet se ka zgjedhur të heshtë për një kohë të gjatë përballë shpifjeve, por se tani është ndjerë e detyruar të flasë, pasi situata ka kaluar çdo kufi.

“Nuk kam dashur kurrë të reagoj ndaj gënjeshtrave dhe sulmeve të padrejta që disa persona përpiqen t’i hedhin mbi imazhin tim. Por tashmë situata ka kaluar çdo kufi dhe nuk mund të hesht më”, shkruan ajo.

Simaku shton se ka marrë mijëra mesazhe nga ndjekës që i kanë dërguar materiale të rreme, të cilat sipas saj janë krijuar në mënyrë artificiale me programe kompjuterike, duke nënvizuar se ato nuk kanë asnjë lidhje me të.

“Dua t’ju siguroj se asgjë prej tyre nuk është e vërtetë”, thekson këngëtarja.

Duke u shprehur si një person besimtar, ajo thotë se i beson drejtësisë hyjnore dhe se është e bindur se Zoti do të vendosë të vërtetën në kohën e duhur.

Në fund të reagimit, artistja thekson se ky do të jetë reagimi i saj i parë dhe i fundit për këtë çështje, duke u bërë thirrje ndjekësve të mos ndikohen nga lajme të pavërteta dhe të vazhdojnë të besojnë në integritetin e saj.

“Do të vazhdoj të qëndroj krenare dhe e fortë, pavarësisht sfidave”, përfundon ajo, duke falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë me mbështetje dhe besim. /Telegrafi/

Cum să Cum să folosești zerul pentru roșii: sfaturi și Cât de mult durează să uiți de un Rețetă divină pentru pâine cu dovlecel: simplu Beneficiile utilizării zerului pentru roșii: ghid pentru Legătura între 10 общих ошибок садоводов: как вырастить маленькие и кривые