Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Parashqevi Simaku, ka ndarë një rrëfim prekës për jetën e saj në Amerikë.
Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, që transmetohet sonte në mbrëmje, ajo ka folur për periudhën kur jetonte si e pastrehë në rrugët e New Yorkut.
E pyetur për arsyet pse ndodhej në një situatë të tillë, Simaku theksoi se ishte zgjedhja e saj.
“Eja të shkojmë të kënaqemi, se njerëzit nuk duan të dëgjojnë të shkuara të harruara”, u shpreh ajo.
Megjithatë nuk hezitoi të zbulojë një pjesë duke shtuar: “Pse mos të rrija jashtë. Isha jashtë sepse zgjodha të jem. Në atë kohë, qindra amerikanë ishin jashtë si unë”.
Parashqevi Simaku sjell videoklipin e këngës “Dashuria” të vitit 2006, nga albumi “Echoes From Iliria”
Lexo po ashtu
Parashqevi Simaku sjell videoklipin e këngës “Dashuria” të vitit 2006, nga albumi “Echoes From Iliria”
“Ne kishim vende ku të shkonim por unë zgjodha të rrija jashtë. Ishte e imja. E quaj një pjesë të mirë të jetës time, absolutisht”, theksoi tutje.
Ajo disa muaj më parë vlen të ceket se bëri rikthimin në muzikë, teksa solli videoklipin e këngës “Dashuria” të vitit 2006, nga albumi “Echoes From Iliria”. /Telegrafi/