Lajme

Partitë shtohen, popullata pakësohet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:33 / 24 July 2025

NGA: FATON MEHMETI
Me një numër që nuk kalon më shumë se 1.6 milionë banorë, Kosova renditet ndër shtetet me numrin më të madh të partive politike. Që nga 8 gushti 2019, në Kosovë figuronin zyrtarisht 55 parti politike, ndërsa në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 garuan 27 parti politike. Prej tyre: 19 parti politike, pesë koalicione dhe dy nisma qytetare. Pra, Kosova ka mbi 50 parti politike.

Sikur të mos mjaftonte ky numër kaq i lartë, së fundmi skenës politike në Kosovë iu shtua edhe një parti e re, Forca e Re Kombëtare (FRK). Kosova nuk ka nevojë për gjithë këto parti politike — ka nevojë për reformimin e atyre ekzistuese, madje edhe për shuarjen e disa prej tyre që nuk përfaqësojnë as familjen e vet.

Ligji për partitë politike ka nevojë për ndryshim: të mos financohen ato parti që nuk kanë mbi 10 mijë anëtarë, të rritet pragu zgjedhor — çka automatikisht do të shuante partitë e vogla.

Shtimi i partive politike është një farsë, e cila nuk është tregues i një demokracie të zhvilluar, por përkundrazi, reflekton një krizë të thellë politike dhe mungesë të ideologjive të qarta. Çdo pakënaqësi personale apo grupore prodhon një “parti të re”, shpesh pa vizion, pa program dhe pa rrënjë në interesin publik. Çdo individ që mendon se ka pak autoritet, vërsulet në krijimin e partisë së tij — sigurisht, me veten kryetar.

Derisa partitë shihen si pronë personale dhe jo si instrument i ndryshimit, Kosova do të mbetet peng i këtij pluralizmi të rremë. Është koha të kërkojmë më shumë cilësi dhe më pak sasi.

Познайте мудрость древней Греции с нашими лайфхаками, которые сделают вашу повседневную жизнь проще и интереснее. Наши кулинарные советы помогут вам приготовить вкусные блюда, вдохновленные греческой кухней, а статьи про огород поделятся с вами секретами успешного выращивания урожая. Доверьтесь древнему опыту и улучшите свою жизнь с нами! Ένα λάθος που μπορεί να κοστίσει τριαν - 13/09/2025 Πώς επηρεάζει 4 Κανόνες φροντίδας ορχιδέας για τους ο Οι γυναίκες παίζουν με διαφορετικούς ρόλους: μια ματιά Γλυκό λάχανο για Τέλειο για πρωινό Μια νέα μαγνητική καταιγίδα Ποια φυτά δεν μπορούν να 2025/09/13: Αντίο Откройте для себя удивительный мир лайфхаков, кулинарных рецептов и полезных советов огородничества на нашем сайте. Узнайте, как приготовить вкусные блюда из греческой кухни, а также получите советы по выращиванию овощей и фруктов на своем огороде. Погрузитесь в мир удивительных возможностей и преобразите свою жизнь с нами!