Lajme

Pas 35 vitesh përvojë pune, pensionohet gjyqtari Sejdi Blakaj

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:47 / 12 October 2022

Pas 35 vitesh përvojë pune si gjyqtar në Gjykatën Themelore në Pejë, u pensionua gjyqtari Sejdi Blakaj.

I diplomuar në Fakultetin Juridik në vitin 1982, gjyqtari Sejdi Blakaj fillimisht përfundoj praktikën në Gjykatën Komunale në Pejë, ndërsa nga viti 1985 deri në vitin 1987 punoj si Drejtor i Shërbimeve Juridike në Kombinatin e Drurit në Pejë.

Nga data 01 Korrik 1987, filloj punën si gjyqtar në ish Gjykatën Komunale në Pejë tani, Gjykata Themelore në Pejë ku punoj për 35 vite si gjyqtar deri në pensionimin e tij.

Kryetari i Gjykatës z. Armend Berisha, në emër të gjithë gjyqtarëve dhe stafit të Gjykatës Themelore në Pejë, e falënderoj gjyqtarin Sejdi Blakaj, për punën dhe kontributin e tij në këtë gjykatë, duke çmuar lartë përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtyre viteve.