Lajme

Pas bujës që bëri kënga e Bes Kallakut, vjen reagimi i parë i Xhensila Myrtezaj: “Fajin ty ta hedh, ndaj shpifjeve…”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:53 / 25 May 2024

Në rrjetet sociale po vazhdon të komentohet masivisht kënga e fundit e Bes Kallakut, “Mosmirënjohja”, për të cilën po thuhet se i dedikohet ish bashkëshortes së tij Xhensila Myrtezaj.

Sakaq, nuk kanë munguar komentet e shumta ndaj këngëtares, e cila po cilësohet si fajtore e kësaj ndarje, duke u bazuar kështu në tekstin e këngës së Besit.

E pas këtyre komenteve, nuk ka munguar një reagim nga ana e Xhensila Myrtezajt.

Ajo ka postuar një pjesë nga poezia “Në mundsh” nga Rudyard Kipling.

Në mundsh ta ruash arsyen kur bota humbet fillin

E fajin ty ta hedh – dhe vetes t’i besosh, Sa here te dyshone e s’te perfillin, Por edhe dyshimet drejte t’i gjykosh.

Ne munsh te rrish ne pritje, ne pritje pa u lodhur, A, kur te urrejne, urrejtje mos të ushqesh Madje ndaj shpifjeve te rrish pa folur

Me thjeshtësi, me to pa rene ndesh.”