Miqësia mes Luizit dhe Efit duket se ka marrë fund.
Kjo së paku u la të kuptohet pas “prime-t” të së martës, ku edhe dyshja u përplasen me njëri-tjetrin, shkruan lajmi.net.
Efi ka diskutuar pikërisht lidhur me këtë, me banorët e tjerë.
Në një bisedë me Bledin, Efi u shpreh se nuk i ka bërë padrejtësi askujt, por vetëm vetes së saj.
Në anën tjetër, Bledi i tha se ajo ka hyrë vetëm e do dalë vetëm dhe se ata të dy e kanë lojën të fokusuar te njëri tjetri duke qenë se vetëm njëri prej tyre do mund të qëndrojë në finale.
Efi tutje u shpreh se për këtë vendos publiku, ndaj ajo nuk ka pse debaton me askënd ose të krijojë debate të kota.
“Gjëja më e thjeshtë është të dorëzohesh dhe të dukesh sikur ke frikë, por nuk kam frikë nga asnjë lloj gjëje, edhe sikur nesër të dal e di se do të dal siç hyra me kokën lartë, nuk kam bërë asnjë gabim, gabim kam bërë vetëm me veten time, njeriut në qaf nuk i kam rënë, më ranë le t’i gëzojnë le t’i mbajnë, unë tregoj veten time, secili tregon vetën e tij dhe vlerat, unë kështu jam rritur,”, tha Efi.
Bledi e këshilloi duke i thënë se shoqërinë mund ta vazhdojnë jashtë shtëpisë së famshme, por Efi u shpreh se kjo varet nga mënyra se si e trajton atë brenda shtëpisë. Sipas saj nuk ka funksionuar, ndaj nuk ka asnjë kthim pas.
“Shoqërinë jashtë varet se si e trajton këtu brenda, për mua nuk ka asnjë lloj kthimi këtu, po bëjë lojë unë të të bëjë ty të ndihesh keq dhe hajde të pajtohemi pastaj, nuk ka shanca kjo”, tha Efi mes tjerash.