Lajme

Pas Golden Eagle, Luiz Ejlli firmos kontratë marramendëse me kompaninë tjetër – zbulohen detajet eksluzive të bashkëpunimit!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:41 / 10 July 2025

Pas suksesit të tij si ambasador i Golden Eagle, Luiz Ejlli nuk ndalet me surprizat. Këtë herë, ai ka zyrtarizuar një bashkëpunim të ri me një nga markat më prestigjioze të ujit natyral në Shqipëri – Lajthiza Premium Water

Si të shmangni tensionin e lartè?! Bejeni kètë njè herë në ditë
Në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale, Luizi duket në zyrat e Lajthizës, i rrethuar nga trofe dhe certifikata ndërkombëtare që dëshmojnë cilësinë e lartë të markës. Përballë tij, një shishe e thjeshtë, por simbolike, e Lajthizës – duke konfirmuar partneritetin që shumë fansa e kanë përshkruar si “bashkimi i dy ikonave shqiptare”.

Ky bashkëpunim i ri është konsideruar një hap strategjik për këngëtarin dhe fituesin e Big Brother Vip 2, i cili po e forcon gjithnjë e më shumë pozicionin e tij si një nga figurat më të dashura dhe më të fuqishme të showbiz-it shqiptar.

Burime pranë artistit kanë zbuluar se kontrata vjetore arrin vlerën e afro 200 mijë eurove, një shumë rekord për një figurë publike në industrinë shqiptare të pijeve. Kjo e vendos Luizin në një tjetër nivel, jo vetëm artistikisht, por edhe në sferën e marketingut dhe ndikimit komercial.

Fansat kanë shpërthyer në komente pozitive, duke përgëzuar zgjedhjen dhe duke i uruar Luizit suksese në këtë kapitull të ri. “Nuk është thjesht ujë, është premium. Dhe kur bashkohen emra të mëdhenj, ndodh magjia,” – shkruan një ndjekës.

Bashkëpunimi pritet të shoqërohet edhe me fushata reklamuese në media dhe rrjetet sociale, ku Luizi do të jetë imazhi kryesor i Lajthiza Premium Water për vitin 2025.

Cum să Cum să folosești zerul pentru roșii: sfaturi și Cât de mult durează să uiți de un Rețetă divină pentru pâine cu dovlecel: simplu Beneficiile utilizării zerului pentru roșii: ghid pentru Legătura între 10 общих ошибок садоводов: как вырастить маленькие и кривые